Tronditet futbolli gjerman, tifozi humb jetën në tribunë gjatë ndeshjes

Nga A2 CNN
1 Prill 2023, 22:22 | Futboll
Tronditet futbolli gjerman, tifozi humb jetën në tribunë

Një tifoz u rrëzua pa ndjenja gjatë ndeshjes së Bundesligës këtë të shtunë mes Schalke 0-3 Bayer Leverkusen dhe ndërroi jetë.

"Jemi të hidhëruar të raportojmë se një tifoz u rrëzua pa ndjenja në tribunën jugore sot dhe ndërroi jetë pavarësisht përpjekjeve nga mjekët. Mendimet tona janë me miqtë dhe familjen e tij. Pusho në paqe," shkroi Schalke në kanalet e komunikimit.

Spektatori mori ndihmë mjekësor dhe tifozët nga të dyja skuadrat ndaluan së kënduari dhe ulën flamujt pasi u informuan për urgjencën mjekësore nga spikeri i stadiumit në fund të ndeshjes.

"Ky lajm tregon se ka gjëra shumë më të rëndësishme se humbja. Ngushëllime familjes," tha trajneri i Schalke, Thomas Reis. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos