Tregolësh i Hasanit, Tirana kap në krye Partizanin

Nga A2 CNN
2 Prill 2023, 19:58 | Futboll
Tregolësh i Hasanit, Tirana kap në krye Partizanin

Tirana mundi Erzenin në sfidën e fundit të javës së 27 të Kategorisë Superiore.

Në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”, Florent Hasani ishte protagonisti i padiskutueshëm me 3 gola të shënuar në pjesën e dytë, që i dhanë 3 pikët bardhebluve.

Me këtë fitore, Tirana barazon në krye Partizanin, me 47 pikë, ndërsa Erzeni mbetet në vendin e pestë, me 10 pikë më pak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos