
Policia në Mirditë ka vënë në pranga shtetasin me iniciale D.D.,67 vjeç, pasi ka përplasur me makinë, me dashje, punonjësin e një kompanie.
Sipas policisë, 67-vjeçari, me vetëgjyqësi, duke pretenduar mbi pronësinë e tokës, ku një kompani kryente punime në aksin rrugor Rrëshen- Rubik, ka tentuar të vrasë duke e përplasur me automjetin e tij punonjësin e kësaj kompanie shtetasin N .H., banues në Kukës.
Shtetasi N.H., pas mjekimit të marrë në spital është larguar në banesë. (A2 Televizion)