Majko përplaset me Berishën: Patronazhistët e PD janë në Shën Pjetërburg

Nga A2 CNN
6 Tetor 2022, 16:23 | Politikë
Majko përplaset me Berishën: Patronazhistët e PD janë

Deklarata e Edi Ramës në gazetën “Politico” se përballë sulmeve kibernetike të Iranit kishte menduar të aktivizonte një përgjigje kolektive të NATO-s duke kërkuar zbatimin e nenin 5 të traktatit të Aleancës, ngjalli debate në sallën e Kuvendit. Sali Berisha rishprehu edhe një herë qëndrimin se dënon sulmin kibernetik, por ironizoi qëndrimin e Kryeministrit duke nënvizuar se këtë nen duhet ta aktivizonte edhe kur doli regjistri i patronazhistëve.

“Pandeli, pse nuk e aktivizuat artikullin pesë kur doli regjistri i patronazhistëve”, pyeti Berisha.

Majko nuk e la pa përgjigje Berishën duke e akuzuar se patronazhistët e PD-së janë në Rusi. “Keni patronazhistët në St. Petersburg, ata ju kanë dhënë para dhe kjo histori nuk mund të kalojë me një audit partie”, u përgjigj Majko.

https://a2news.com/2022/10/06/debate-te-ashpra-ne-kuvend-mes-demokrateve-dhe-ministrit-te-drejtesise/

Por për Sali Berishën, kush e mbylli këtë çështje përpara drejtësisë ishte vetë Edi Rama. “Po të lexosh vendimin e mbylljes e kupton se atë e ka bërë Edi Rama me mbajt peng Lulzim Bashën”, tha Berisha.

Për çështjen e financimeve ruse, vetë PD-ja ka ngritur një komision auditi të brendshëm, ndërsa lidershipi i ri është distancuar duke e cilësuar një përgjegjësi personale të ish-kryetarit Basha, ndaj të cilit ka kërkuar edhe rihapjen e hetimeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos