Kukës, 3 të arrestuar për kontrabandë, 2 prej tyre doganierë

Nga A2 CNN
12 Qershor 2019, 11:40 | Kronikë
Kukës, 3 të arrestuar për kontrabandë, 2 prej tyre

2 doganierë të pikës kufitare të Morinës dhe një person u arrestuar në Kukës për kontrabandë të mallrave që paguhet doganë.

Specialistët e krimit ekonomik ndaluan një furgon mallrash në rrugën Morinë-Kukës ku u gjetën 267 pako me materiale ndërtimi, pa dokumente shoqëruese. Mjeti drejtohej nga 29-vjeçari G.Sh nga Shtiqeni dhe sapo kishte hyrë në doganën e Morinës.

Pas verifikimeve rezultoi se G.Sh nuk kishte bërë zhdoganimin e mallit dhe për këtë arsye u arrestuan dy doganierët H. B., dhe B. V. që nuk kishin kryer veprimet e nevojshme.

Materialet për 3 të arrestuarit i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos