Një i ri është vrarë me armë zjarri në orët e vona të natës pranë stadiumit të qytetit të Laçit.
24-vjeçari Viktor Shkorreti është qëlluar me breshëri automatiku dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Policia bën me dije se ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe ai është 32 vjeçari E.K. nga Tirana.

Sipas dëshmive paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy të rinjve dhe për pasojë 32 vjeçari nga Tirana ka marrë armën e zjarrit automatike dhe ka qëlluar me disa plumba 24- vjeçarin Shkorreti.
Shërbimeve e policisë së Lezhës dhe FNSH kanë ngritur pika kontrolli në disa zona për kapjen e autorit të vrasjes. (A2 Televizion)