Liverpool dominon kandidaturat e “Globe Soccer”

Nga A2 CNN
30 Tetor 2019, 15:01 | Futboll

Virgil Van Dijk, Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo, ashtu si në rastin e çmimit të UEFA-s dhe atij të FIFA-s “The Best”, do të garojnë për “Globe Soccer Awards”, por kësaj radhe të shoqëruar nga 7 kandidatura të tjera.

Të nominuar për çmimin që jepet në Dubai janë plot 4 lojtarë të Liverpool: Sadio Mané, Virgil Van Dijk, Alisson Becker dhe Mohamed Salah. Lista plotësohet nga Cristiano Ronaldo (Juventus), Lionel Messi (Barcelona) dhe Bernardo Silva (Manchester City). 

Ceremonia gala për dorëzimin e çmimit do të jepet në 29 dhjetor të këtij viti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos