Plani për ringritjen: “Louis Vuitton” gati të marrë pronësinë e Milanit

Nga A2 CNN
30 Tetor 2019, 14:41 | Futboll
Plani për ringritjen: “Louis Vuitton” gati të marrë

Përtej renditjes në zonën e ftohtë të tabelës dhe ndërrimit të tre trajnerëve në 5 muaj, viti 2020 mund ta gjejë Milanin edhe me pronësi të re.

Përtej përpjekjeve dhe investimeve të korporatës Elliot, në Itali shtohen edhe më shumë zërat për një blerje të mundshme të klubit milanez nga Bernard Arnault, pronari i kompanisë më të madhe në botë të modës, “Louis Vuitton”.

Arnault kërkon të marrë klubin italian prej verës së vitit të ardhshëm, ndërsa investimi kalon shifrën e 1 miliard eurove.

Sa i përket skuadrës, ëndrra e madhe për rilindjen e Milan lidhet me emrin e Massimiliano Allegri në krye të stolit të “Djallit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos