Ish-trajneri i ekipit të Laçit U-17 është shoqëruar në polici pasi, në një video që po qarkullon në rrjet, shihet duke goditur me shpulla lojtarët e tij.
“Ti, mirë je? Po ti, mirë je dhe ti? Po ti, ku je? Ata bënë dy gola dhe i bënë për fajin tënd. Po ti, do me lujt futboll, do me lujt në Greqi. Pis pisi. S’ju vje turp, maskarenj. Palaço. Doni me lujt futboll me Laçin. Palaço. Zagarë. A ju thashë të hyni me mentalitet fituesi? Si ua bëjnë golin ju të dyve? Asnjëri nuk i turret topit. A ju kam thënë të bëni regjimin ditor? Nuk keni fjetur gjithë natën, rrini nëpër televizor, nuk ju vjen turp. Me ju mund ata, mër pisa. Nuk kam çfarë ju them, në daç fitoni, në daç humbni. Pisa. Ju jeni pisa. Dy gola ty t’i kanë bërë. Të dy. Ti i ke ngrënë, në duel shpejtësie. Nuk ju vjen turp. Në duel shpejtësie. Çfarë ke që sheh? Ulu aty, se ta marr shpirtin”, dëgjohet të thotë trajneri.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për 77-vjeçarin me iniciale N.T., banues në Laç. Nga veprimet e para hetimore rezulton se këto pamje janë të vitit 2016, në kohen kur ky shtetas ka qenë trajner futbolli i skuadrave të moshave të KF Laçi. (A2 Televizion)