Ishte kthyer në Itali nga Shën Petersburgu pasi i kishte dhënë lamtumirën futbollit të luajtur. Por eksperienca në Vinovo, pranë kompleksit ku tradicionalisht stërvitet Juventusi ku është rritur dhe bërë i famshëm, dje për Claudio Marchision u shndërrua në një makth.

Ish-mesfushori i Kombëtares italiane ndodhej në kompleksin ku banon bashkë me familjen, kur 4 hajdutë të maskuar i kanë kërcënuar me armë zjarri, duke i detyruar të jepnin para dhe sendet e çmuara që ndodheshin në banesë.
Pasi ikën, Marchisio njoftoi forcat e rendit që po hulumtojnë me bandën e panjohur, që sipas ish-lojtarit nuk ishin italianë dhe kishin planifikuar shumë mirë planin për të hyrë në kompleksin që kishte sisteme sigurie të larta. (A2 Televizion)