Premier League po mendon të ndihmojë VAR-in me teknologji shtesë

Nga A2 CNN
30 Tetor 2019, 12:41 | Futboll
Premier League po mendon të ndihmojë VAR-in me teknologji shtesë

Kampionati anglez i futbollit ka nisur të aplikojë VAR-in këtë sezon për herë të parë, por ka ndërmend që mos të ngelet me kaq.

Sipas “Daily Mail”, Premier League po mendon që teknologjisë t’i shtojë teknologji, duke ndihmuar VAR-in edhe me atë që quhet “syri i fajkoit”.

Kjo teknologji, që përdoret shpesh dhe me sukses të plotë në tenis, është parë në futboll për rastet e “golave fantazmë”, për të kuptuar saktë nëse topi e ka kaluar plotësisht apo jo vijën fatale të portës. Por, arbitrat anglezë kanë kërkuar që një teknologji e tillë të ndihmojë për rastet e pozicioneve jashtë loje shumë të dyshimta.

Për këtë, krijuesit e “syrit të fajkoit” kanë zhvilluar një teknologji që do të ndihmojë për të kuptuar në çast nëse lojtari ishte apo jo “offside”, pavarësisht nëse pozicioni është milimetrik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos