Liverpool i frikshëm, Mane protagonisti që "gjunjëzon" Chelsea

Nga A2 CNN
20 Shtator 2020, 19:38 | Futboll

Liverpool fiton ndaj Chelsea në Londër dhe protagonisti absolut është Sadio Mane.

Senegalezi 28-vjeçar tregoi edhe një herë aftësitë por edhe përkushtimin e tij ndaj ekipit kampion të Premier League, duke u shndërruar në një makth për mbrojtjen e ekipit të drejtuar nga Lampard.

Është pikërisht një aksion i tij që faktikisht thyen ekuilibrin në fundin e pjesës së parë, kur faulli i Christiensen ndaj sulmuesit dënohet me karton të kuq.

Në pjesë e dytë, fillimisht Mane finalizon me kokë një aksion spektakolar në minutën 50, dhe katër minuta më pas përfiton me zgjuarsi nga një gabim trashanik të portierit Kepa dhe ndëshkon sërish Chelsea duke vulosur rezultatin.

Gabimi i portierit Kepa vulos rezultatin

Londinezët nuk janë me fat gjithsesi në minutën 75, kur braziliani i italianizuar Jorginho gabon një penallti, ose më mirë ajo pritet nga portieri Allison.

Liverpool tregoi me triumfin e sotëm që uria e saj për fitore nuk është shuar aspak me kampionatin e kaluar, dhe se ka dëshirë të fillojë një cikël.

Koreani Son, autor i një performance të jashtëzakonshme me 4 gola

Gjatë pasdites, një tjetër londineze pati mënyrë gjithsesi të buzëqeshë, falë një tjetër spektakli të ofruar nga një lojtar i vetëm. Bëhet fjalë për koreanin Heung-Min Son, protagonist i 4 golave në fitoren e ekipit të Mourinho 5-2 në fushën e Southampton. Liverpool i Klopp, por edhe Shkëndija e Ernest Gjokës, janë të paralajmëruara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos