
Napoli e ka nisur me fitore Serinë A për këtë sezon. Ekipi i drejtuar nga Gennaro Gattuso mposhti në transfertë Parmën me rezultatin 0-2, në një ndeshje ku u lejuan 1000 tifozë.
Golat u shënuan nga Dries Mertens (63’) dhe Lorenzo Insigne (77’).
Kapiteni i kombëtares sonë, Elseid Hysaj luajti 90 minuta, i aktivizuar nga Gattuso në krahun e majtë të mbrojtjes.
Në këtë ndeshje debutoi edhe Osimhen, blerja më e shtrenjtë e historisë së Napolit. (A2 Televizion)