Tirana shkatërron Dinamon dhe shkëputet në krye të renditjes

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2021, 21:36 | Futboll

Tirana ka dhënë sot një mesazh të fortë për rivalët e saj, duke fituar bindshëm derbin ndaj Dinamos me rezultatin 4-0 e duke u shkëputur në krye të kampionatit.

Bardheblutë zhbllokuan rezultatin në fundin e pjesës së parë (44’), pas një autogoli të Sidibes, ndërkohë që dyfishuan me Xhixhën në minutën e 56. Po i njëjti autor shënoi të tretin për Tiranën 5 minuta më vonë, ndërsa rezultatin e vulosi Hoti në minutën e 82-të.

Duke përfituar edhe nga humbja e Kukësit të vendit të dytë, në Korçë ndaj Skënderbeut, me rezultatin 2-1, ekipi i drejtuar nga Orges Shehi e sheh veten tashmë 6 pikë i shkëputur në kryesim, pas 8 javësh kampionat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos