
Duhet të vinte java e tetë në Kategorinë Superiore që Partizani të merrte fitoren e parë në këtë sezon.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja arriti të mposht 2-0 Kastriotin në transfertë, me gola të shënuar në pjesën e parë nga Musta dhe Rrapaj në fundin e takimit.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të kësaj jave, Laçi i dha një goditje të rëndë Teutës, duke e mposhtur më rezultatin 2-0.
Pas javës së tetë, renditja udhëhiqet nga Tirana me 21 pikë, e cila ndiqet nga Kukësi me 14 pikë, ndërsa Partizani është ngjitur në vendin e 8 me 8 pikë. Tabela mbyllet nga Kastrioti me vetëm 5 pikë. (A2 Televizion)