
Real Madrid ka arritur një fitore të vuajtur, por shumë të rëndësishme ndaj Rayo Vallecanos, në javën e 13 të kampionatit spanjoll.
Ekipi i drejtuar nga Carlo Ancelotti shënoi dy gola në pjesën e parë, me anë të Toni Kroos dhe Karim Benzema, dhe u mjaftua me kaq.
Në pjesën e dytë, Radamel Falcao shkurtoi diferencën për miqtë, të cilët në minutat e fundit i mbyllën në zonë madrilenët, të cilët falë aftësive të portierit Courtois dhe fatit, ruajtën avantazhin dhe morën 3 pikët që i çojnë në vend të parë, me 27 pikë, dy më shumë sesa ndjekësit e Real Sociedad. (A2 Televizion)