Liverpool poshtëron “Djajtë e Kuq”, Salah shënon tripletë 18 vite pas... një tjetër Ronaldo

Nga A2 CNN
24 Tetor 2021, 19:41 | Futboll
Liverpool poshtëron “Djajtë e Kuq”, Salah shënon

Do jetë një ndeshje që do të kujtohet me gjenerata, ajo midis Manchester United dhe Liverpool  e luajtur sot.

Djemtë e Jurgen Klopp poshtëruan “Djajtë e kuq”  në stadiumin e tyre, një 0-5 që nuk është një prefiks britanik por humbja më e madhe e historisë të Manchester United ndaj Reds, dhe në përgjithësi humbja më e madhe në shtëpi nga viti 1955.

Liverpool  vendosi diktatin brenda 45 minutave të para, me Keita, Jota dhe dy gola nga një Salah i papërmbajtshëm që bënë që në Old Trafford të pllakos heshtja.

Në pjesën e dytë, sërish Salah shënon për një tregolësh i pabesueshëm që e shndërron egjiptianin në futbollistin e parë pas 18 vitesh që shënon një “hat trick” nga viti 2003, ku një yll i Real Madridit kryente të njëjtën kryevepër. Emri? Ronaldo, por për ironi të fatit jo i njëjti që ishte sot në fushë duke iu mohuar edhe një gol nga VAR, por Fenomeni brazilian.

Vlen të theksohet se në një të diel të “zezë”, “Djajtë e kuq” i kanë lënë dhe nervat. Pogba kreu një ndërhyrje tejet të rëndë në pjesën e dytë, duke goditur kundërshtarin me taka. Gjyqtari nuk hezitoi dhe e ndëshkoi francezin me kartonin e kuq. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/24/nuk-i-kishte-ndodhur-kurre-ne-histori-liverpool-i-shenon-4-gola-ne-pjesen-e-pare-manchester-united/

A2 CNN Livestream

Latest Videos