Liverpool rikthehet në krye të Premier League, mposht Leicester

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2020, 22:19 | Futboll
Liverpool rikthehet në krye të Premier League, mposht Leicester

Liverpool-i mposhti pastër 3-0 Leicester dhe u rikthye në krye të Premier League, me pikë të barabarta me Tottenham.

Kampionët në fuqi të Anglisë e dominuan ndeshjen, ndërsa realizuan dy gola që në pjesën e parë. Në minutën e 21, Evans realizoi një autogol, ndërsa 20 minuta më pas, Jota shënoi edhe golin e dytë për ekipin e Klopp.

“The Reds” e patën të lehtë të menaxhonin rezultatin në pjesën e dytë, ndërsa realizuan edhe golin e tretë me anë të Firmino.

Në këtë takim, Liverpool ishte pas Salah, i cili është infektuar me koronavirus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos