
Cristiano Ronaldo ka vendosur të thyej sërish rekorde në këtë sezon. Me dygolshin e sotëm në fitoren 2-0 e Juventusit ndaj Cagliarit, portugezi ka shënuar 8 gola në 6 ndeshje.
Kampionët në fuqi treguan superioritet gjatë gjithë lojës, dhe mbyllin çështjen në fund të pjesës së parë në rreth 4 minuta, ku në minutën 38 Cristiano realizon një aksion tipik, dhe pak minuta më vonë shënon pas një goditje këndi me një akrobaci që tregon se reflekset e tij janë ende ato të një 20-vjeçari.
Me fitoren e sotme Juventusi ngjitet në kuotën e 16 pikëve, përkohësisht në vend të dytë në Serie A. (A2 Televizion)