
Fitorentina ka zhgënjyer në ndeshjen e radhës së Serie A, duke u mundur në shtëpi nga modestët e Beneventos me rezultatin e ngushtë 0-1.
Djemtë e Prandellit u shfaqën të lodhur në fushën e lojës dhe pa një dëshirë për të fituar një ndeshje që në letër ishte shumë e lehtë për ta.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 52 të takimit nga Improta dhe vendasit pothuajse nuk bënë asgjë për të ndryshuar rezultatin.
Kështu Prandelli e nis me humbje aventurën tek Fiorentina, e cila nuk e gjen fitoren prej 3 takimesh. (A2 Televizion)