Llogari që nuk përputhen, qytetarët ankohen se po blejnë më pak, INSTAT raporton shtim konsumi

Nga A2 CNN
16 Qershor 2023, 16:44 | Ekonomi

“Gjysmë kg djath, 7 mijë e 500 lekë. E kupton, shumë e shtrenjtë. E blejmë me pikatore.”

Në një kohë që qytetarët thonë se po blejnë më pak për shkak të çmimeve të larta, Instituti i Statistikave raporton për rritje të konsumit në vend. Siaps INSTAT, në 3-mujorin e parë të vitit shitjet me pakicë u zgjeruan me 4.4 për qind në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë.

 “13 mijë lekë një kile mish dhe 15 mijë lek një kile djath. Çfarë të blesh”.

Dhe pikërisht në këtë kategori, pra shportën bazë të ushqimit, INSTAT raporton për shtim të konsumit me 3.9 për qind, ndjekur nga artikujt jo-ushqimorë me 5.1 dhe karburantet me 5 për qind.

Kreu i Unionit Agro-Ushqimor, Theodhor Kristuli e shpjegon këtë mospërputhje me diferencat në treg që ofron produkti nga importi me atë vendas.

“Duhet të sqarojmë se çmimet e produkteve nga importi kanë rënë. Këtu ka konsum normal. Problemi i madh është me produktin vendas që po vijon të jetë i shtrenjtë. te kjo kategori ka rënie të konsumit”, thotë Kristuli.

Megjithatë, për Kristulin kriza e konsumit në vend nuk është larg. “Drastikja është në horizont. Ajo të shtonte shpenzimet e prodhuesve duke rritur çmimet”, shton ai.

Të dhënat nga INSTAT reagojnë ndërkohë se niveli i inflacionet te produktet e konsumit në ved vijon të mbetet në nivele të larta, megjithëse në fundin e tremujorit të parë tregoi shenja zbutjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos