Lojërat Mesdhetare, Petrov në finale, një nga tetë më të mirët në gjimnastikën artistike

Nga A2 CNN
28 Qershor 2022, 12:43 | Sporte të tjera
Lojërat Mesdhetare, Petrov në finale, një nga tetë më

Matvei Petrov është sportisti i dytë nga skuadra kuqezi që kualifikohet në finale të Lojërave Mesdhetare.

Gjimnasti rus që po përfaqëson Shqipërinë, siguroi një vend në 8 më të mirët, në disiplinën e kalit me doreza.

Në kompeticion që po zhvillohet në Oran të Algjerisë, 30-vjeçari pret këtë të mërkurë finalen, në të cilën shpreson për një tjetër paraqitje pozitive.

Matvei Petrov i dhuroi Shqipërisë  medaljen e parë të  arit në Gjimnastikën Artistikë në Kupën e Botës, që u zhvillua në Osijek të Kroacisë një vit më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos