Rezulton me Covid-19, Veli humb Lojërat Mesdhetare

Nga A2 CNN
27 Qershor 2022, 18:18 | Sporte të tjera

Evangjeli Veli humb shansin për medalje në Lojërat Mesdhetare.

Peshëngritësja shqiptare rezultoi me Covid-19 dhe nuk mund të garojë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Evangjeli Veli, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se nuk mund të jetë dot pjesë e “Oran 2022”.

Fati i keq nuk e lejon t’i japë vazhdimësi rezultateve të larta, pasi fitoi titullin europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos