
Shqipëria ka siguruar medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, që po zhvillohen në Algjeri.
Në mundje, Zelimkhan Abakarov ka prerë biletën për në finalet e peshave 65 kg, në stilin e lirë. Mundësi çeçen që përfaqëson vendin tonë mposhti në çerekfinale turkun Munir Recep (8-4), ndërsa në gjysmëfinale serbin Stevan Micic (9-0).
Me këto suksese ditën e sotme, Abakarov ka siguruar minimalisht medaljen e argjendtë, ndërsa do të luftojë nesër në mbrëmje për të artën.
Në 21 shkurt, Abakarov fitoi medaljen e artë në turneun botëror DanKolov-Nikola, të zhvilluar në Bullgari. (A2 Televizion)