Në fotogalerinë e mësipërme do t’ju tregojmë disa nga stadiumet më të çuditshme në botë. (A2 Televizion)
Stadiumi i Henninsvaer FC, në veri të Norvegjisë – Aty ku bashkëjeton liqeni, mali dhe futbolli, në një peizazh spektakolar.Stadiumi i Bragës, në Portugali – Një nga stadiumet më të çuditshme evropiane. Ka vetëm tribunat qendrore, ndërsa pas portave ka një shkëmb dhe një fushë të gjelbëruar.Stadiumi Ottmar Hitzfeld, në Zvicër – Ndodhet në mes të maleve zvicerane. Ka një pamje spektakolare nga fusha, pasi ndodhet në një lartësi të madhe. Problemi më i madh është kur bie topi poshtë.Igralište Batarija – Ndodhet mes dy monumenteve që janë trashëgimi kulturore: Kulla e Shën Markut dhe Kështjella e Kamerlengos.Stadiumi i Marina Bay, në Singapor – Ky stadium është i rrethuar nga një gji artificial.Gospin Dolac, në Kroaci – I rrethuar nga malet, një nga tribunat anësore ndodhet në një humnerë prej 500 metrash.Mmabatho, në Afrikën e Jugut – Është shumë i rrallë, nuk dihet as arkitekti.Adidas Football Stadium, në Tokio – Një stadium i ndërtuar në katin e fundit të një qiellgërvishtësi me 56 kate.World Games Stadium, në Kaohsiung të Tajvanit – U ndërtua në vitin 2009 për t’u përdorur si stadiumi i atletikës dhe regbisë. Pjesa e jashtme është e mbuluar nga panele diellore që i japin energji elektrike ndërtesës. Është stadiumi i parë në botë që përdor energjinë fotovoltaike.Stadiumi i Toftir, në Ishujt Faroe – Ndodhet në anë të detit dhe malit.Stadiumi i “Puckelboll”, në Suedi – Është dizenjuar nga artisti Johan Ferner Stroem, në Skarholmen, të Stokholmit.Fusha e Brereton Town FC, në Angli – E vendosur përballë një centrali elektrik.