Spanjë-Angli, finalja e Europianit U-21

Nga A2 CNN
5 Korrik 2023, 22:51 | Futboll
Spanjë-Angli, finalja e Europianit U-21

Spanjë-Angli është finalja e Kampionatit Europian të 21-vjeçarëve, i cili po zhvillohet në Gjeorgji dhe Rumani.

“Tre Luanët” mposhtën në gjysmëfinale Izraelin pa shumë vuajtje. Që në nisje të ndeshjes epërsia e anglezëve ishte e dukshme. Edhe pse humbën një penallti në minutat e para, ata e mbyllën pjesën e parë në avantazh e një goli.

Ndërkohë, sulmet nuk u ndalën as në pjesën e dytë në drejtim të portës së Izraelit, i cili thuajse në asnjë moment nuk u tregua i rrezikshëm në këtë sfidë. Anglezët shënuan edhe dy herë të tjera duke e vulosur suksesin e tyre në 3-0.

Në gjysmëfinalen tjetër, Spanja shkatërroi 5-1 Ukrainën, e cila kaloi në avantazh që në minutën e 13 me Bondarenkon, por nuk arriti dot të përballojë furinë e spanjollëve.

Ruiz dhe Sancet përmbysën rezultatin që në pjesën e parë, ndërkohë që Blanco, Oroz dhe Gomez vulosën gjithçka në 5-1. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/05/mesohet-finalisti-i-pare-i-kampionatit-europian-te-21-vjecareve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos