Lojtari i Kombëtares së Kosovës i bashkohet kampionëve të Shqipërisë

Nga A2 CNN
29 Gusht 2020, 20:56 | Futboll
Lojtari i Kombëtares së Kosovës i bashkohet kampionëve

Klubi i Tiranës, përmes faqes zyrtare në Facebook, njoftoi se Visar Bekaj është afrimi më i ri i Tiranës në këtë merkato.

Klubi ka arritur blerjen e kartonit të gardianit të Prishtinës, i cili është dhe portier i Kombëtares së Kosovës.

23 vjeçari është tashmë një element kyç në përbërjen e skuadrës dhe do të qëndrojë bardheblu për tre vitet e ardhshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos