
Berat Gjimshiti e ka nisur në mënyrën më të tmerrshme të mundshme sfidën e kësaj të mërkurë kundër Juventus, duke shënuar një gol qesharak në portën e Atalantës.
Edhe pse yllin Cristiano Ronaldo, i cili është lënë pushim nga Allegri, bardhezinjtë kanë nisur sfidën me një gol avantazh, pasi mbrojtësi shqiptar ka dërguar topin në portën e tij që në minutën e katërt.
Pas një krosimi aspak të rrezikshëm në zonë nga Alex Sandro, Gjimshiti në përpjekje për të larguar topin e ka devijuar në kuadrat, duke befasuar edhe bashkëkombësin e tij Berisha, që nuk mundi të bënte asgjë për të kapur topin. (A2 Televizion)