Një luaneshe madhështore i është vendosur nofka “Syri blu” pasi duket sikur ka vendosur një sy prej xhami. Në fakt ajo është shenja e një beteje me një derr të egër në një rezervat natyror në Afrikën e Jugut. Fotografitë u realizuan nga një fotograf amator australian, i cili kishte mbetur i mahnitur nga ngjyra e syrit.
Rojtarët e rezervatit i thanë më pas se luanesha ishte kryetare e tufës dhe dëmtimi në sy kishte ndodhur dy vjet më parë. Edhe pse nuk shikonte më me atë sy, ata thanë se mbetej një gjuetare e shkëlqyer. (A2 Televizion)