1867 – Lindi Marie Curie, kimiste dhe fizikane franceze. Për punën e saj mbi radioaktivitetin, ajo mori çmimin në Nobel në fushën e fizikës dhe kimisë. 1879 – Lindi Leon Trocky, teoricien, politikan rus, figurë e Revolucionit të Tetorit 1917. Pas vdekjes së Leninit më 1924, ai u përjashtua nga Partia dhe në vitin 1928 u dëbua nga Bashkimi Sovjetik. Trocky u vra në Meksikë nga një agjent i Stalinit në vitin 1940. 1893 – Gratë në Kolorado, ShBA fitojnë të drejtën e votës. 1913 – Lindi Albert Camus, dramaturg, eseist dhe gazetar francez, fitues i çmimit Nobel per letersi në vitin 1957. 1916 – Jeannette Rankin bëhet gruaja e parë e zgjedhur në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. Ajo përfaqësoi shtetin Montana dhe u zgjodh përsëri në vitin 1940. 1944 – Presidenti amerikan Franklin D. Roosevelt fitoi mandatin e katërt. Ai vdiq më 12 prill 1945, 53 ditët pas fillimit të mandatit të tij të katërt. 1990 – Mary Robinson është gruaja e parë që zgjidhet presidente e Republikës së Irlandës. 2000 – Hillary Rodham Clinton zgjidhet në senatin amerikan, duke u bërë ish-Gruaja e Parë, që zgjidhet në detyrë publike në ShBA. 2008 – Republika e Kroacisë hap ambasadën në Prishtinë.
Kalendari historik, 7 nëntor. (A2 Televizion)