1895 – Ndërsa po eksperimentonte energjinë elektrike, Wilhelm Rontgen zbulon rreze elektromagnetike dhe i quan rrezet X, nga që ishin të panjohura deri atëherë. Për këtë zbulim, Rontgen u nderua me çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1901. 1923 – Adolf Hitler bën tentativën e parë të marrjes së pushtetit në Gjermani, me grusht shtetin e dështuar në Mynih. 1935 – Lindi Alain Delon, aktor dhe producent francez. Më 1985 Alain Delon vendosi ta ndërpresë aktrimin, duke premtuar se do t’i rikthehej kinemasë, vetëm nëse do të interpretonte në një film në krah të Marlon Brando. 1941 – Themelohet Partia Komuniste Shqiptare nga bashkimi i grupeve komuniste. 1966 – Edward Brooke bëhet afro-amerikani i parë që zgjidhet senator në Senati e Shteteve të Bashkuara. 1966 – Lindi Gordon Ramsay, shef i famshëm i kuzhinës, i njohur për restorantet e shumta që zotëron në të gjithë botën, por edhe për mjaft emisione televizive, ku është protagonist. 2010 – BE heq vizat për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën.
Kalendari historik, 8 nëntor. (A2 Televizion)