All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Gjashtë produksione kinematografike për gruan

Nga A2 CNN
8 Mars 2019, 15:23 | Kulturë
Gjashtë produksione kinematografike për gruan
All - Paragraf - 1

Dhunë, përpjekje, poshtërime. Këto janë gjithçka përpiqet të fshehë një grua. Është e vështirë të thuash se je përdhunuar, je rrahur nga burri që të gjeti babai apo që nuk ndahesh dot për hir të fëmijës.

Heshtja, vjen në ekrani e madh të kinemasë, si një ftesë për të reflektuar. Për dhunën, për normat që kemi krijuar për të justifikuar atë, për sjelljet patriarkale, konservatore apo pabarazinë.

All - Paragraf - 3

Sepse një në dy femra sot dhunohen, paragjykohen, apo shfrytëzohen. “Fatkeqësisht, kjo shifër nuk i përket vetëm Shqipërisë, por të gjithë botës, fatkeqësisht. Këtu te ne, ky raporti i gruas është bërë një emergjencë dhe ndaj besoj se secili në fushën e tij, duhet të japi ndihmë”, shprehet Ema Andrea, mikpritëse e festivalit.

Gjashtë filma e dokumentarë, nga kineastë të huaj e një produksion në shqip do të shfaqen për publikun falas, nga sot në mbrëmje në kinemanë “Millenium”.

“Festivali Ndërkombëtar i Filmit për Gruan nis mbrëmjen e 8 Marsit dhe mbyll siparin më 12 mars, me shpresën që ky festival të rikthehet sërish pas një vit me të tjera produksione. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos