“Lufta kundër Covid-19 do të thotë të ndalësh mbushjen e xhepave të qeveritarëve”, Basha kritikon mosmarrjen e masave kundër pandemisë

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2021, 10:59 | Politikë
“Lufta kundër Covid-19 do të thotë të ndalësh

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga foltorja e Kuvendit deklaroi se në Shqipëri nuk po merren masa për parandalimin e pandemisë sepse, sipas tij, “lufta kundër Covid-19 do të thotë të ndalësh mbushjen e xhepave të qeveritarëve”.

“Ka më shumë se 3 vite që kjo qeveri është ekspozuar si më e korruptuara e Ballkanit. Sa herë që ndodhem në këtë foltore dhe e citoj këtë fakt, theksoj se ky nuk është konstatimi i PD-së, por i Departamentit Amerikan të Shtetit. Shqipëria renditet si vendi më i korruptuar në Ballkan. Kujdesi për fëmijët u dëshmua qartë me paketën më mizerabël për familjet shqiptare kur shpërtheu pandemia. Covid-19 është e keqe globale, por qeveritë e shteteve të përgjegjshme kanë marrë masa. Vetëm në Shqipëri nuk ekziston, sepse lufta kundër Covid-19 do të thotë të ndalësh mbushjen e xhepave të qeveritarëve”, tha Basha.

“Këtu nuk ka qeverisje, sepse këtu nuk ka qeveri, këtu ka sundim të një kaste të bërë bashkë për të plaçkitur Shqipërinë. Arrestimi javën e kaluar i njërit prej ish-ministrave mund të jetë dritë shprese për vendin”, shtoi kreu i PD-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos