Rama njofton dyfishimin e ndihmës ekonomike për disa kategori

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2021, 10:32 | Politikë
Rama njofton dyfishimin e ndihmës ekonomike për disa kategori

Kryeministri Edi Rama, duke folur në Kuvend, njoftoi se “duke nisur nga janari, të gjitha nënat me tre e më shumë fëmijë, do të përfitojnë dyfishin e ndihmës ekonomike”.

Gjithashtu, një gjë të tillë do ta përfitojnë “edhe të gjitha vajzat e gratë e dhunuara apo trafikuara; nënat me fëmijë me aftësi ndryshe dhe jetimët”.

Rama shtoi se këtyre kategorive sot u shtohet edhe një tjetër: fëmijët nën kujdesin e Republikës.

“Shteti do të marrë në mbrojtje dhe përkujdesje të veçantë edhe fëmijët e mjekëve apo infermierëve që kanë humbur jetën në krye të detyrës gjatë pandemisë. Kuvendi do të përcaktojë një status të ri për të gjithë fëmijë e dëshmorëve të Atdheut, të mjekëve apo infermierëve që humbën jetën në krye të pandemisë, si rezultat i pandemisë, të personave që kanë humbur jetën për të mbrojtur pronën, të shtetasve shqiptarë që kanë humbur jetën si pasojë e përmbushjes së detyrës në gjendje të jashtëzakonshme apo të fatkeqësisë natyrore. Shteti merr në mbrojtje dhe përkujdesje të veçantë të gjithë fëmijët e të gjithë këtyre kategorie prindërish, për t'i mundësuar sigurimin e jetës. Statusi fëmijë nën kujdesin e Republikës, përfitohet deri në moshën 18 vjeç, por i siguron personit trajtim deri në moshën 25-vjeçare, nëse ndjek arsimin e lartë”, deklaroi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos