
Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare për bilancin negativ disaditor me koronavirusin, qeveria e Kosovës ka themeluar Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë.
Ky komitet do të ketë në përbërjen e tij përfaqësues nga 25 institucione të Kosovës dhe do të drejtohet nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
Sipas një komunikate nga zyra e shtypit të qeverisë, Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera do të marrin të gjitha masat për menaxhimin dhe vendosjen në kontroll të pandemisë.
Të hënën në Kosovë janë regjistruar edhe 20 viktima si pasojë e COVID-19 dhe 932 raste të reja. (A2 Televizion)