Test negativ dhe vërtetim vaksinimi, Kosova forcon masat anticovid në kufi

Nga A2 CNN
29 Gusht 2021, 18:15 | Kosova
Test negativ dhe vërtetim vaksinimi, Kosova forcon masat anticovid në

Kosova do të kërkojë test anicovid negativ dhe vërtetim vaksinimi për çdo person që kërkon të hyjë në territorin e saj duke filluar nga dita e nesërme.

Për shkak të përkeqësimit të situatës me pandeminë e koronavirusit autoritetet kosovare kanë vendosur të ndërmarrin disa masa më të forta, pasi në 24 orët e fundit 36 persona humbën jetën nga virusi vdekjeprurës.

Duke filluar nga data 30 gusht 2021 deri më datë 13 shtator 2021, çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës,  duhet të posedojë një nga dëshmitë e mëposhtme:

-Certifikatën e vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.

-Testi RT-PCR negativ për COVID -19, vlefshmëria  jo më shumë se 72 orë nga bërja e testit.

-Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik-IgG, i lëshuar para 30 ditëve.

-Test i shpejtë antigjen negativ, vlefshmëria  jo më shumë  se 48 orë nga bërja e këtij testi.

Nga këto kërkesa përjashtohen personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga vendi brenda 3 orëve, ata që punojnë si transportues, shtetasit e Kosovës që kanë dalë nga vendi në 12 orët e fundit dhe qytetarët e huaj që kalojnë tranzit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos