Mbërrijnë 100 afganët e parë në Kosovë

Nga A2 CNN
29 Gusht 2021, 21:26 | Kosova

Kanë mbërritur në Kosovë 100 qytetarët e parë afganë që do të qëndrojnë përkohësisht në vend deri në largimin e tyre drejt Shteteve të Bashkuara.

Avioni që transportonte afganët e larguar nga lufta u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Në pritje të tyre kishin dalë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett.

Sipas masave të marra nga autoritetet, ata do të strehohen në bazën ushtarake “Bondsteel” që gjendet në Ferizaj.

Forca të shtuara të policisë së Kosovës janë parë përreth aeroportit për të siguruar ardhjen e tyre në vend.

Kosova pritet që të strehojë përkohësisht rreth 2.000 afganë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos