Lufta në Ukrainë, Bushati: Një moment që Europa të përcaktojë edhe fatet e Ballkanit

Nga A2 CNN
4 Mars 2022, 22:14 | Politikë
Lufta në Ukrainë, Bushati: Një moment që Europa të

“Ky është një moment, shpresoj shumë, i forcimit të identitetit Europian për të ndarë mendjen se çfarë do të bëhet me Ballkanin Perëndimor, fillimisht, çfarë do të bëhet me vendet e partneritetit në Lindje”.

Kështu u shpreh në “Intervistë me Merita Haklaj” në A2 CNN ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, teksa foli për luftën mes Rusisë dhe Ukrainën dhe pasojat që ajo mund të sjellë në Europë e veçanërisht në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

https://a2news.com/2022/03/04/bushati-situata-ne-ukraine-ngjan-me-goditjen-qe-i-beri-hitleri-polonise/

“Ky është një moment i të vërtetës për BE-në, se sa seriozisht e ka për të qenë një aktor global. Nëse një aktor global nuk është në gjendje për të punuar kopshtin e vet, në këtë rast është Ballkani Perëndimor, do të ketë të pamundur për të qenë një aktor me peshë në arenën ndërkombëtare”, shtoi Bushati. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/04/serbia-eshte-mesuar-te-ulet-ne-disa-karrige-por-seshte-momenti-bushati-putin-vrau-neutralitetin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos