Dy lojtarë me origjinë turke ishin protagonistët absolutë të Gjermanisë në një fitore mjaft të rëndësishme në transfertë ndaj Kombëtares së Estonisë.
Ndoshta para takimit askush nuk do ta kishte vënë në diskutim një fitore të gjermanëve, aq e rëndësishme në këtë fazë të eliminatoreve të Euro 2020, por Emre Can bëri që të vihej në diskutim gjithçka, kur vetëm pas 14 minutash loje u ndëshkua me kartonin e kuq pas një ndërhyrje në hyrje të zonës ndaj sulmuesit estonez.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, por Estonia pati disa mundësi të mira për shënim. Në pjesë e dytë ndryshon gjithçka dhe Gjermania vendos diktatin edhe pse me një lojtar më pak.
Në skenë del mesfushori i Manchester City-t, Ilkay Gundogan, i cili shënon dy golave brenda 6 minutave duke vulosur suksesin.
Werner, në minutën e 71, shënoi edhe golin e tretë.
Me këtë fitore, Gjermania i bashkohet Holandës me 15 pikë pas 6 ndeshjeve në këtë grup, por si rrallë herë, kualifikime ende nuk është vendosur, pasi Irlanda e Veriut gjendet në kuotën e 12 pikëve kur janë për t’u luajtur edhe 2 ndeshje. (A2 Televizion)