“Luftë” në pedonalen e Shkodrës, burg për 4 të arrestuarit

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2020, 11:29 | Kronikë
“Luftë” në pedonalen e Shkodrës, burg për 4

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e “arrestit me burg” për katër të arrestuarit e plagosjes në Shkodër.

Si pasojë e përplasjes me armë mbrëmjen e së mërkurës në pedonalen e qytetit, mbeti e plagosur aksidentalisht një kalimtare.

Dy të rinj nga Durrësi, një nga Maqedonia dhe një nga Shkodra mbërritën mëngjesin e së dielës në gjykatë. Ata janë Liridon Lushi, Arxhend Rexha, Ension Buraku dhe Riad Xheladini.

Sipas policisë, motivi i përplasjes është një konflikt i hershëm mes të rinjve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos