Porto dhe Sporting ishin protagonist të një ndeshjeje me shumë tension, agresivitet dhe kaos, që përfundoi në barazim 2-2.
Ndeshja filloi menjëherë me përplasje të ashpra, që detyruan arbitrin që të nxirrte 5 kartonë të verdhë në 45 minutat e para. Pikërisht në fundin e kësaj pjese, gjyqtari u detyrua të thërrasë kapitenët e dy skuadrave, Pepe dhe Coates, për të qetësuar situatën.
Gjë që nuk dha rezultat, pasi pikërisht Coates u ndëshkua me të kuq në minutën e 48.
Në fund të ndeshjes, në vend që të qetësoheshin, lojtarët nisën një sherr masiv në fushë sapo gjyqtari vërshëlleu përfundimin e sfidës. Për këtë sherr u ndëshkuan me karton të kuq 3 futbollistë, mes të cilëve edhe Pepe. (A2 Televizion)