
Të paktën 32 të vdekur dhe 50 të plagosur, ky është bilanci i ofensivës së nisur nga ushtria e gjeneralit Khalifa Haftar në Tripoli të Libisë.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë në qeverinë e njohur nga ndërkombëtarët, i cili theksoi se pjesa më e madhe e viktimave janë civilë.
Forcat rebele të drejtuara nga gjenerali Haftar avancuan nga lindja me synimin për të marrë nën kontroll edhe Tripolin.
Kryeministri Fajezal-Serraj e akuzoi atë se po tentonte një grusht shteti, dhe u zotua se do t’i përgjigjeshin me forcë rebelëve. OKB bëri të ditur se thirrjet për armëpushim humanitar ishin shpërfillur.
Të dielën, ushtria kombëtare e Libisë, LNA, tha se kishte zhvilluar sulmin e parë ajror, një ditë pasi qeveria e mbështetur nga OKB sulmoi nga ajri disa pozicione të rebelëve.
Fuqitë perëndimore kanë nisur evakuimin e personelit nga Libia. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pomeo, bëri thirrje për ndaljen e menjëhershme të luftimeve dhe nisjen e dialogut. (A2 Televizion)