Lushnja mëson kandidatin e PD për bashkinë, pritet zyrtarizimi

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2022, 17:45 | Politikë
Lushnja mëson kandidatin e PD për bashkinë, pritet zyrtarizimi

Indrit Sefa është i propozuar nga anëtarësia e degës së PD në Lushnjë për të kandiduar për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale të 6 marsit.

Indrit Sefa, aktualisht, mban postin e sekretarit për çështjet ligjore e zgjedhore në Partinë Demokratike.

Një ditë më parë, edhe PS zyrtarizoi kandidaten e saj për kryetar të kësaj bashkie. Ajo është Eriselda Sefa. Kandidatura e Sefës sipas PS, mori mbështetjen më të madhe nga strukturat dhe pëlqimin më të lartë në sondazhet e kryera. Aktualisht Eriselda Sefa mban detyrën e kryetares së komanduar në këtë  bashki, pas arrestimit të Fatos Tushes.

Kandidati nga Komisioni i Rithemelimit për Bashkinë e Lushnjës do të jetë Elton Bano. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/02/zbulohet-emri-i-kandidatit-te-pd-per-shkodren-pritet-zyrtarizimi/
https://a2news.com/2022/02/01/propozohet-kandidati-i-pare-i-pd-per-bashkine-e-durresit/
https://a2news.com/2022/02/01/bashes-i-shkon-ne-zyre-edhe-propozimi-i-dyte-per-kandidat-ne-zgjedhjet-lokale/

A2 CNN Livestream

Latest Videos