MTV Movie & TV Award, triumfojnë “Avengers: Endgame” dhe “Game of Thrones”

Nga A2 CNN
18 Qershor 2019, 16:52 | Showbiz
MTV Movie & TV Award, triumfojnë “Avengers: Endgame” dhe

“Avengers: Endgame” dhe “Game of Thrones” janë triumfuesit e MTV 2019, për filmat dhe serialet televizive.

Nominimet u përzgjodhën nga producentët dhe fituesit u zgjodhën direkt nga publiku. "Avengers: Endgame” u shpall si filmi më i mirë dhe më i arrirë i 2019-ës.

Edhe çmimin e heroit e fitoi Robert Downey Jr., në rolin e Tony Stark apo “Njeriu i hekurt”, i ligu më i mirë u shpall Josh Brolin, në rolin e Thanos, në po të njëjtin film. Seriali më i mirë i këtij viti u shpall “Game of Thrones”.

Pas triumfit me një çmim Oskar për kolonën më të mirë zanore në filmin “A star is born”, Lady Gaga triumfon me 2 çmime të tjera, si momenti më i bukur muzikor në ekran dhe performanca më e bukur në një film.

Dokumentari më i mirë i vitit u shpall “Surviving R.Kelly”, dedikuar jetës dhe akuzave për ngacmime seksuale të R.Kelly, ndërsa Sandra Bullock fitoi çmimin për performancën më drithëruese për rolin në filmin “BirdBox”.

Por çmimet më të mëdha të këtij edicioni të MTV Award, shkuan për Dwayne Johnson, njohur si “The rock” që u nderua me çmimin e gjeneratës, Jada Pinkett Smith me çmimin e pionerit për rolin e saj në televizion dhe kinematografi. Ceremonia e ndarjes së çmimeve për kinematografinë dhe televizionin u organizua në Santa Monica të Kalifornisë dhe mbahen tradicionalisht çdo qershor, që prej vitit1990. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos