
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e së dielës, në rrugën dytësore Fushë Krujë-Thumanë.
Sipas policisë, shtetasi me inicialet N. H., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja me inicialet B. H., 77 vjeç.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)