
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi kërkesën e SPAK për pushimin e hetimit ndaj 3 gjyqtarëve që i rrëzuan burgimin e përjetshëm Dritan Dajtit.
Gjykata e vendosi pushimin me argumentin se nuk gjenden elemente të veprës penale. Hetimi u pushua edhe për Bledar Musain, i afërm i Dajtit.
Gjyqtarët Petrit Alija, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli u dyshuan për “korrupsion”. (A2 Televizion)