Një aksident ka ndodhur mesditën e së mërkurës në rrugën “Transballkanike” në Vlorë. Drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe për pasojë makina është përmbysur në rrugë.
Mjeti tip “Golf” ka goditur një mjet të parkuar në rrugë dhe është kthyer përmbys.
Për fat të mirë, drejtuesi i automjetit ka shpëtuar pa lëndime nga ky aksident. (A2 Televizion)




