Makina përplas për vdekje 4 persona në Berlin, po hetohet dhe pista e terrorizmit

Nga A2 CNN
6 Shtator 2019, 21:42 | Bota
Makina përplas për vdekje 4 persona në Berlin, po hetohet dhe

Alarm në Berlin pasi 4 persona u përplasën për vdekje nga një makinë që doli nga rruga dhe hipi mbi trotuar. Ngjarja ndodhi pikërisht në qendër të qytetit dhe një nga viktimat është fëmijë i mitur.

Autoritetet janë vënë në lëvizje dhe kanë rrethuar zonën ku ndodhi ngjarja në kryeqytetin gjerman dhe ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një aksident apo për një sulm terrorist.

Drejtuesi i makinës është dërguar në spital në gjendje të rëndë dhe po punohet nga për zbardhjen e dinamikës. Aktualisht, policia ka bllokuar të gjitha rrugët që të çojnë në qendër të qytetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos