Makinat elektrike, 300 miliardë dollarë investim nga prodhuesit

Nga A2 CNN
15 Janar 2019, 12:24 | Teknologji

Automjetet elektrike do të jenë më të pranishme në treg gjatë viteve të ardhshme.

Rreth 300 miliardë dollarë në 5 deri në 10 vitet e ardhshme do të shpenzojnë prodhuesit botërorë të automjeteve për teknologjinë e makinave elektrike. Mbi gjysma e këtyre parave do të shkojnë drejt Kinës, që po përshpejton kalimin nga karburantet fosile drejt baterive.

Synimi i prodhuesve për të zgjeruar ofertën e tyre në segmentin elektrik u duk qartë edhe në panairin ndërkombëtar të automjeteve në Detroit.

Tranzicioni drejt makinave elektrike po zgjerohet për shkak se vende si Gjermania dhe Kina po vendosin gjithmonë e më tepër kufizime për motorët me naftë dhe benzinë.

Për të bërë një krahasim, shuma 300 miliardë dollarë që do të investohet është mbi 20 herë më e madhe se Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë.

Pothuajse një e treta e shpenzimeve do të kryhet nga grupi Volkswagen, i cili po përpiqet të largohet nga skandali Dieselgate, që i kushtoi miliarda në gjoba dhe gjyqe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos