“Makinat elektrike do të përbëjnë 59% të shitjeve të automjeteve brenda 4 viteve”

Nga A2 CNN
24 Mars 2022, 11:34 | Bota
“Makinat elektrike do të përbëjnë 59% të shitjeve

Rritja e ndjeshme e çmimit të naftës dhe avancimi i teknologjisë ka bërë që blerjet e automjeteve elektrike të rriten ndjeshëm gjatë kohëve të fundit.

Daily Mail shkruan se të ardhurat e qeverisë britanike nga mbledhja e taksës së karburantit po reduktohen ndjeshëm për shkak të shtimit të automjeteve elektrike. Për këtë arsye, Daily Mail, shkruan se qeveria po tenton të gjejë mënyra të reja për të rritur të ardhurat, një prej të cilave është edhe tarifimi i drejtuesve të automjeteve për kilometra të kryera.

Autoritetet britanike parashikojnë se makinat elektrike do të përbëjnë 59% të shitjeve të të gjitha automjeteve, deri në vitin 2026. Për këtë arsye, parashikohet që të ardhurat nga taksa e karburantit në Mbretërinë e Bashkuar të bien me 1,4 miliardë paund. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos